Xherdan Shaqiri nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Liverpooli.
Së fundi, media angleze janë duke raportuar se Klopp po e sheh të nevojshëm sjelljen e një sulmuesi të ri.
Sipas mediave, Klopp është në “gjueti” për 20-vjeçarin e talentuar të PSV Eindhoven, Donyell Malen, i cili mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit.
Siç duket, kampioni në fuqi i Evropës nuk është duke llogaritur me në Shaqirin, dhe mund të pritet largimi i tij.
Malen ka shënuar 9 gola në 12 paraqitje në kampionatin holandez me PSV-në, përcjell albinfo.ch.