(E plotësuar)
Shqipëria ka humbur nga Italia me rezultat 2:0, derisa Kosova është mundur në Shkodër nga Islanda 1:2. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Atdhe Nuhiu.
(E plotësuar)
Italia është duke fituar pas pjesës së parë me rezultat 1:0, ku golin e vetëm e shënoi Daniele De Rossi nga penalltia, kurse Kosova po humb në Shkodër nga Islanda 2:1.
Nga ora 20:45 fillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku Shqipëria është mysafire e Italisë, derisa Kosova në Shkodër e pret Islandën.
Albinfo.ch do t’iu mbajë të informuar gjithçka që ndodh në këto dy ndeshje.
Ndërkohë, janë publikuar formacionet e dy ndeshjes, ku Shqipëria do të mbrohet me 4-5-1, derisa Kosova do të luajë me sistemin 4-4-2, ku do të debutojnë Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu.

