Para pak minutash në stadiumin “Olimpico” në Romë ka filluar ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Ndeshja hapëse do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Italisë, e vlefshme për Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Zvicra dhe Uellsi, shkruan albinfo.ch.
Këngëtari shqiptar Ermal Meta pritet të jetë artisti që do ta bëjë hapjen e kampionatit.
Në Romë do të jenë gjithsej 16 mijë tifozë, por edhe shumë spektakël.
https://www.youtube.com/watch?v=SZTsvsZhwT0