Deputet Haxhi Avdyli, ka deklaruar se Lista “Guxo” gjatë muajit të ardhshëm do të regjistrohet si parti politike.
Avdyli nuk ka treguar datën e saktë, mirëpo ka thënë se do të fillojnë me përgatitjet të kuvendeve të ndryshme nëpër degë.“Do të jetë një parti e re, një parti me orientim të djathtë. Një parti e cila do t’i jep një lloj dinamike skenës së re politike. Kosova ka nevojë për një parti si lista ‘Guxo’”, tha ai