“MTV Awards 2021” është njëri nga eventet më të popullarizuara në gjithë botën, ku marrin pjesë artistë të nivelit botëror në sukseset e muzikës që ata bëjnë. Pa dyshim se shqiptarët janë bërë storie suksesi me talentin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Rita Ora dje ishte në rolin e prezantueses, duke dhënë çmimet për këngëtarë të ndryshëm që ishin të nominuar.
Duke qenë se MTV Europe Music Awards është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore, u mbajt më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë.
Dua Lipa ishte e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.
“Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop” është kategoria, në të cilën Lipa ishte e nominuar, me emra të njohur nga e gjithë bota, siç janë: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber, por mbeti pa çmim.

Në anën tjetër, “MTV EMA” e bëri ndarjen e çmimit për artistin më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian.
Për shtetin e Zvicrës ishin dy të nominuarit, dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj.


Më poshtë Albinfo.ch jua sjellim listën me fituesit e këtij edicioni të MTV EMAs 2021:
Artistja më e mirë amerikane: Taylor Swift
Grupi me fansat më të mëdhenj: BTS
Artisti më i mirë latin: Maluma
Grupi më i mirë britanik: Little Mix
Artisti më i mirë italian: Aka 7even
Artisti më i mirë brazilian: Manu Gavassi
Artisti më i mirë spanjoll: Aitana
Artisti më i mirë afrikan: Wizkid
Videoja më e mirë muzikore: Lil Nas X – Montero (Call Me By Your Name)
Videoja më e mirë: Billie Eilish – Your Power
Alternativa më e mirë: Yiungblud
Reperja më e mirë: Nicki Minaj
Artisti më i mirë: Ed Sheeran
Artisti i ri më i mirë: Saweetie
Grupi më i mirë i zhanrit rock: Maneskin
Bashkëpunimi më i mirë: Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Artisti më i mirë në zhanrin elektronik: David Guetta
Artisti më i mirë korean: Aespa
Artisti më i mirë japonez: Sakurazaka46
Grupi më i mirë K-Pop: BTS.
