Është liruar Milosh Shoshiq, ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës i arrestuar nga policia serbe dje në pikën kufitare në Konçul.
Kështu raportojnë mediat vendore në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Shoshiq po mbahej që nga dje i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul.
Për arrestimin e Shoshiq më herët ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj.
Gjithashtu arrestimin e tij e ka dënuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.