Policia holandeze ka arrestuar një burrë që doli nga një lokal ku mbaheshin pengjet, pas një ballafaqimi të tensionuar prej disa orësh, përcjell albinfo.ch.
“Sapo është liruar pengu i fundit. Një person u arrestua, nuk mund të japim më shumë informacion për momentin”, ka thënë policia në një mesazh në X, të shtunën.
Burri doli nga klubi para se të urdhërohej nga policia e armatosur të gjunjëzohej me duart në kokë. Më pas ai u prangos përpara se të futej në një makinë policie që priste.
Lirohen tre nga pengjet në një lokal në Holandë
Tre nga personat e marrë peng në një lokal në qytetin Ede të Holandës, janë liruar të shtunën, ka bërë të ditur policia, duke deklaruar se “situata nuk ka marrë fund”.
Njoftimi për lirimin e tri pengjeve u bë në platformën X.