Janë liruar katër qytetarët e arrestuar në Merdar nga policia serbe të martën, ka konfirmuar Prokuroria e Kurshumlisë për Evropën e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Podujevës, Shpejtimi Bulliqi, ka konfirmuar për lirimin e tyre, për koha.net.
“Më herët kontaktova me familjarët e të arrestuarve dhe ma konfirmuan që janë rrugës për në Kosovë”, ka thënë ai.