Raportohet se katër persona, të cilët janë janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, janë liruar në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e informimit e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Ju njoftojmë se katër perona, të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (më 26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, deri të martën numri i të arrestuarve nga Policia e Kosovës ishte tetë persona, katër prej të cilëve u liruan të mërkurën.