Shumë shpejt pritet lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina. Në burgun e Shutkës tashmë ka arritur vetura me të cilën pritet të largohet Morina. Ekipi i televizionit Alsat ka siguruar pamje nga hyrja e veturës në ambientet e burgut.
Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit Penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë./alsatm
https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/1490492951091954/?t=5