Lirim Kastrati ka shënuar golin e parë për Dinamo Zagrebin.
Talenti i Kosovës, ka arritur të gjejë golin në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve, në fanellën e gjigantit kroat.
Kastrati shënoi në minutën e 78′ në ndeshjen ndaj Cluj.
Dinamo Zagreb ka kaluar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Kroacisë, kanë arritur të mposhtin rumunët e Cluj pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 2:2.
Pas ekzekutimit të penalltive, Dinamo fitoi 6:5./lajmi