Shqipëria është në mesin e 12 vendeve që duhet vizituar më 2018, nëse dikush kërkon “lirë dhe mirë”.
Sipas “BrightSide”, lista është e hartuar në bazë të çmimeve të lira, por edhe vendeve të mira që ofrohen.
“Shqipëria është plot me vende magjike, që nga qyteti i Gjirokastrës, Syri i Kaltër, Liqeni i Shkodrës, Ksamili, Butrinit, Thethi dhe akoma më shumë. Për më tepër, është e lehtë të gjeni dhoma në hostel për 5 euro në ditë dhe hotele për 10 euro. Çmimet e ushqimeve dhe të pijeve janë ndër më të lirat në Europë dhe restorantet ofrojnë një kuzhinë të pasur tradicionale dhe mesdhetare”, thuhet në përshkrimin e bërë nga Bright Side, transmeton “Top-Channel”.
12 vendet “lirë e mirë” që duhet t’i vizitoni më 2018:
Rumania
Laos
Portugalia
Bullgaria
Peru
Poloni
Hungaria
Afrika Jugore
Filipinet
Shqipëria
Bali
Nikaragua