Pas humbjes së dhjetëra miliona frangave gjatë pandemisë, SWISS thuhet se po konsideron zvogëlimin e fluturimeve të saj, sipas raporteve të medias The local, përcjell albinfo.ch.
“Në planin afatshkurtër, nuk ka rrezik që SWISS të ketë shumë pak aeroplanë për orarin e fluturimit veror”, tha Thorsten Merkle, ekspert i inovacionit të turizmit dhe shërbimit në Universitetin e Shkencave të Zbatuara në Graubünden: “Nuk ndodh ndryshimi brenda natës”.
Një pengesë më e madhe janë kufizimet e udhëtimit në vende të ndryshme, tha Merkle.
“Kërkesa për karantinë është një ndërprerje e marrëveshjeve në shumicën e rasteve”, shtoi ai.
Numri i fluturimeve do të ulet gradualisht, sidomos ato për destinacione turistike. /Albinfo.ch