Lindjet në Itali ranë në një nivel të ri historik, nën 400,000, në vitin 2022, tha të premten Byroja Kombëtare e Statistikave ISTAT, pasi popullsia vazhdoi të tkurret, përcjell albinfo.ch.
Mungesa e foshnjave në Itali konsiderohet një emergjencë kombëtare dhe ndreqja e problemit ishte një premtim i rëndësishëm i politikës nga Giorgia Meloni përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar, të cilat e panë atë të bëhej kryeministrja e parë grua e vendit.
Vitin e kaluar Italia regjistroi rënie të popullsisë rezidente me 179,000 në 58.85 milionë, tha ISTAT në raportin e saj vjetor demografik, përcjell tutje albinfo.ch.