Linda Kalemi është koreografja e shquar shqiptare dhe instruktorja e kërcimit sportiv në Turqi, ajo rrëfen për jetën dhe eksperiencën e saj profesionale në Turqi, transmeton albinfo.ch.
Linda ka qenë soliste në asamblin shtetëror, ndërsa prej gati 30 vjetësh jeton në Stamboll të Turqisë. Ajo ushtron profesionin e koreografes, instruktores së kërcimit sportiv dhe kuratores së imazhit në klubet sportive më prestigjoze të Stambollit, përfshirë “Fenerbahce” apo imazh i Adidasit
E ftuar në emisionin “Boeing 104.6”, Linda Kalemi ndau me shikuesit dhe dëgjuesit eksperiencën e saj të jetës në Turqi.
Ajo ushton profesionin e koreografes, instruktores së dancit sportiv, kuratores së imazhit në klubet sportive më prestigjoze të Stambollit përfshirë “Fenerbahce” apo imazh i Adidasit.
Aktualisht ajo ka qendrën e saj sportive. Po ashtu në fund foli pak dhe për pjesën e moderimit të programeve sportive si dhe për përvojën në të shkuarën si moderator e aerobisë në TVSH. /Albinfo.ch