Gjykata ka venduar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj deputetit Fatmir Limaj
, ka njoftuar avokati i tij, Tahir Rrecaj.
“Kjo masë e arrestit është propozim i Prokurorit. Gjyqtari është pajtuar me këtë, për shkak se e ka vlerësuar gatishmërinë e Limajt për t’u paraqitur para Gjykatës sa herë ka pasur nevojë”, ka thënë Rrecaj.
“Nuk i dimë ende arsyet”, është përgjigjur Rrecaj në pyetjen se pse është marrë një masë e tillë, njofton gazetaexpress.com..
Ai ka thënë se pala mbrojtëse nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi. “Limaj dhe unë e respektojmë këtë vendim”.
Fatmir Limaj, pas seancës, është shoqëruar me veturat e EULEX’it për në shtëpinë e tij.
Një zëdhënës i EULEX’it tha për ExpressOnline se gjykatësi, pas shqiptimit të masës së arrestit shtëpiak, ia ka konfiskuar dokumentet e udhëtimit deputetit Limaj.