Një rast i lisë së majmunit ka ndodhur në stafin e një qendre ditore (Kita) në kantonin e Bernës, transmeton albinfo.ch. Për shkak se rreziku i infektimit vlerësohet të jetë jashtëzakonisht i ulët, fëmijët mund të vazhdojnë të ndjekin qendrën ditore (çerdhen).
Kantoni i Bernës ka diskutuar rreth situatës me Zyrën Federale të Shëndetit Publik, njofton Departamenti i Shëndetësisë i Bernës, të martën në mbrëmje.
Në grupin e prekur të çerdhes ishin tetë fëmijë dhe dy të rritur, njofton Agjencia Zvicerane e Lajmeve SDA. Prindërit e tetë fëmijëve janë informuar nga drejtoria e çerdhes dhe janë thirrur nga shërbimi mjekësor kantonal i kantonit të Bernës për të sqaruar pyetjet mjekësore dhe të tjera.
Rasti i parë i lisë së majmunëve është shfaqur në Zvicër në mes të majit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, që atëherë janë konfirmuar laboratorisht 416 raste.