Ka qenë minuta e 12 kur Shqipëria, me golin e Jahmir Hykës së FC Luzernit ka paralajmëruar fitoren e Shqipërisë që po shihej në horiziont. Lihtenshtajn-Shqipëri, 0 me 1, shënon Hyka, i asistuar nga Hysi.
Një aksion perfekt i lojtarëve të kombëtares dhe Jahmir Hyka ka goditur me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.
Ndërsa në minutën 71 ka ardhur edhe goli i dytë i Shqipërisë. Ka qenë sulmuesi shkodran Bekim Balaj i cili e ka dyfishuar rezultatin dhe e ka vulosur fitoren.
Ndeshja përfundoi me rtezultatin 2:0 për Shqipërinë