Përplasjet mes partive politike në Maqedoni kanë lëkundur qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që ligji te miratohet pa shqyrtimin e më se 36 mijë amendamenteve të opozitës maqedonase. Por një kërkesë e tillë kundërshtohet nga partneri i saj në qeveri LSDM-ja e cila insiston në një marrëveshje me VMRO-në për të mos shkelur procedurat parlamentare.
Njohësit e çështjeve politike besojnë në një marrëveshje pasi sipas tyre tensionimet nuk do të ishin në favor të asnjë partie politike ndërsa nga kjo mund të humb vetëm se Maqedonia e cila ndodhet përballë shumë sfidave tjera.