Sot nis edhe faza e grupeve Ligën e Kampionëve, që është gara më prestigjioze për klube në Evropë, ku do të marrë pjesë edhe kampionia e Zvicrës, Young Boys.
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka bërë publike edhe përfitimet e majme për klubet që do të marrin pjesë në këtë sezon, përcjell albinfo.ch.
Kështu, çdo skuadër që është tashmë pjesë e Ligës së Kampionëve do të përfitojë 15.25 milionë euro, ndërkohë që për çdo fitore në fazën e grupeve, do të shpërblehet me 2.7 milionë euro, e për barazim 900 mijë euro.
Klubet që do të marrin të gjitha fitore do të arrijnë shifrën e 16.2 milionë eurove vetëm në këtë fazë.
Ndërkohë, për fazën pas grupeve, çdo klub do të marrë:
9.5 milionë euro për kualifikimin në 1/8 e finales
10.5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale
12 milionë euro për kualifikimin në gjysmëfinale
15 milionë euro për kualifikimin në finale
4 milionë euro shtesë për triumfin në finale