Një grup i madh i qytetarëve të Ghentin kanë nënshkruar një peticion për rikthimin nga Kosova, të ndihmës mjekut Lidon Behrami (25). Letra e nënshkruar ka arritur deri te ministrja për punë sociale dhe integrim, Petra Grimm-Benne, shkruan volksstimme.de.
“Letra publike ka qëllim rikthimin e Lidon Behramit, i cili u riatdhesua në Kosovë në fillim të marsit. 25 vjeçari ishte një ndër punëtorët më të dashur dhe të vlerësuar të Shtëpisë së Pleqve në këtë qytet,” përcjell albinfo.ch. Edhe shefja e shtëpisë, Britta Möbes thekson se historia e Behramit është shumë prekëse dhe se akoma janë në kontakt të vazhdueshëm me telefon.
Kosovari jetonte në Genthin nga 2015. Fillimisht ai mësoi gjuhën dhe më pas u punësua në Shtëpinë e Pleqve, ku ka lënë gjurmë mjaft pozitive, të një personi të mirë integruar.
Përkundër protestave të shumta, ai u dëbua për shkak se Kosova vlen si shtet me “origjintë të sigurtë” në Gjermani. Shansat për azil janë minimale.
Vizë pune nga ambasada gjermane
Tashmë shansa e fundit e Behramit është që të aplikojë për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë, por kjo mund të zgjasë nëntë deri 11 muaj. “Shumë gjatë për një djalë që qëndron pa asgjë në Kosovë,” mendon Möbes.
Shtëpia e Pleqve po mundohet të vendosë kontakt me autoritetet e ministrisë, për rikthimit sa më të shpejtë të Behramit në Gjermani.