Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar foton familjare nga darka e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Kosovën në këtë darkë e ka përfaqësuar ministrja Donika Gërvalla.
“Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, ka shkruar Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Në këtë pamje të publikuar nga kryeministri shqiptar, ai shihet afër përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.