“Fitorja Diplomatike”, kështu titullohet libri më i ri i autorit Sabri Kiçmari.
Në një organizim në St. Gallen ai ka bërë përurimin e librit të tij, “Fitorja Diplomatike”.
“Një Organizim i rrallë nga SHKSH “Mëmëdheu“, udhëheqje e shkëlqyeshme e takimit nga miku im Isuf Sherifi, fjalë vlerësimi që më nderojnë nga miqtë e mi bashkëveprimtarë, Adnan Asllani, Lulëzim Etemaj dhe Agush Buja”, ka shkruar autori i librit në një postim të tij në fb.
Libri, pasqyron një pjesë të angazhimit të autorit dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatik të UÇK-së në Evropë në mbështetje të UÇK-së dhe luftës së saj për lirinë e Kosovës.


