Logos Hope, libraria më e madhe lundruese në botë, mbërrin në portin e Vlorës, përcjell albinfo.ch.
Ajo do të qëndrojë për dy ditë, në datat 1 dhe 2 shtator, në Vlorë.
Logos Hope ka me shumë se 5 mijë tituj librash dhe në bord ka një ekuipazh vullnetarësh nga rreth 70 vende të ndryshme nga e gjithë bota, rreth 400 persona. Logos Hope është duke zhvilluar një tur lëvizës në Mesdhe, ndërsa veç Vlorës do të qëndrojë edhe në Durrës.
Është hera e parë që libraria më e madhe lundruese mbërrin në Shqipëri.
Qëllimi i këtij ekuipazhi është ndarja e shpresës, njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën.
Logos Hope u ndërtua në vitin 1973. Biblioteka lundruese ka vizituar mbi 150 vende në gjithë botën dhe është vizituar nga miliona njerëz.