Nxënësit shqiptarë që jetojnë në Kretë të Greqisë do të kenë mundësinë që në duar të kenë librat shqip. Kjo falë qendrës së botimeve për diasporën, e cila ka dërguar tekste falas në shkollën Fari i Dijes” në Hania, Kretë të Greqisë, raporton Albinfo.ch.
“Mbërrijnë tekstet shkollore dhe të mësimit plotësues të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporë në shkollën “Fari i Dijes” në Hania, Kretë të Greqisë.
Këtë vit, ndër të tjera, një ndihmesë e madhe për mësimdhënien do të jenë edhe botimet dygjuhëshe të QBD-së, fjalori Shqip-Greqisht dhe Klasikët Dygjuhësh Shqip-Greqisht.
Shkolla vijon regjistrimet dhe do të funksionojë sipas sistemit të shkollave të vendit”, thuhet në njoftimin nga Qendra e Botimeve për Diasporën, përcjell Albinfo.ch.
