Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha kanë shqyrtuar mundësinë që në të ardhmen MeD të shfrytëzoj shërbimin postar të Kosovës për dërgimin e librave dhe teksteve shkollore në diasporë. Po ashtu Ministra e Diasporës të shfrytëzojë edhe shërbimin financiar jobankar të PK-së.
Në takimi që zhvilluan sot ministri Murati me përfaqësuesit e Postës së Kosovës, u diskutuar edhe për fushave tjera të bashkëpunimit mes dy institucioneve në interes të diasporës dhe qytetarëve të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Hoxha ka njoftuar ministrin Murati për iniciativën e Postës që një nga emisionet e ardhshme të pullave postare t’i kushtohet diasporës shqiptare që ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut shumë të madh për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha për Resurse Njerëzore në PK, Xhyljetë Izmaku dhe drejtori i Operativës, Burim Geci.