Shumica e televizorëve në botë janë të zënë duke kaluar në epokën e rezolucionit 4K, por LG ka kaluar një hap më tej duke debutuar televizorin e ri 88-inçësh 8K OLED TV.
8K është katër herë më i madh si rezolucion në krahasim me 4K dhe sjell pamje jashtëzakonisht të bukur.
Televizori u prezantua në panairin e teknologjisë “Consumer Electronic Show” në Las Vegas, transmeton Albinfo.ch.
Problemi i këtij televizori është se ai është pak më shumë se 33 mega-pikselë që është nivel më i lartë se shumica e fotoaparateve që ofrojnë pamje deri në 4K.
Akoma nuk është zbuluar çmimi i këtij televizori.