Shqipëria cilësohet ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjioze franceze “L’Express”
Në mesin e 15 destinacioneve turistike për vitin 2015, Shqipëria renditet e treta sipas gazetës franceze “L’Express”. Gazeta në fjalë e ka quajtur Shqipërinë ‘Perlën e re të Ballkanit’.
Brigjet e bukura shqiptare janë krahasuar me Greqinë, me malet e larta si në Zvicër, fshatra të gdhendur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2500 vjet me kulturën romake dhe kulturën bizantine.
„362 km e bregdetit shqiptar përfundojnë me Korfuzin në jug dhe janë përballë brigjeve të Puglias, në anën tjetër të Adriatikut”, shkruan në artikull.
Për këtë shkrim ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai këtë shkrim e ka cilësuar si një lajm të mirë për vendin përpara nisjes së sezonit turistik.









