Futbolli është gjithçka për familjen Bisaku, familje kjo me prejardhje nga Kosova e cila jeton në Gjermani.
4 fëmijët e kësaj familje, Sameuli, Nikolla, Davidi dhe Domeniku janë të.pasionuar pas futbollit. por jo vetëm kaq. Ata janë bërë edhe lajm në media kur ekipe e futbollistë të njohur janë interesuar për ta, shkruan Albinfo.ch.
Barcelona dhe Real Madridi ndër të tjera i kanë kontaktua si mundësi angazhimi në akademinë futbollistike të tyre.
Por nuk mbaron me kaq. Së fundmi fundmi ylli polak i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski ka vendosur ti dërgoj një dhuratë si mbështetje për pasionin që kanë për futbollin.
Përmes adresës së klubit të Bayern Munich Lewandowski u ka dërguar fanellën me nënshkrimin e tij dhe emrat e katër vëllezerve në adresën e shtëpisë së familjes Bisaku në Gjermani.
Dhurata të nagjshme kësaj familje u kanë shkuar edhe nga Lionel Messi dhe Barcelona si dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez

