Marrëveshja mbi Lirinë e lëvizjes, të cilën Zvicra e ka nënshkruar në vitin 2002 ka pasur ndikime pozitive në ekonominë zvicerane.
Këtë përfundim e kanë nxjerrë ekspertët e administratës federale dhe SECO (sekretariati shtetëror për ekonomi), në një raport të publikuar sot, shkruan drs.ch.
Migrimi në Zvicër i fuqisë punëtore nga vendet e BE-së, që është legalizuar me marrëveshjen e përmendur, e ka mbrojtur ekonominë zvicerane gjatë periudhës së recesionit. Nga ana tjetër, zviceranët nuk i janë nënshtruar ndonjë rreziku për humbjen e vendeve të tyre të punës, si pasojë e ardhjes së punëtorëve nga vendet ku funksionon marrëveshja.
Për më tepër, ardhja e punëtorëve (të rinj) nga jashtë, ka ngadalësuar mplakjen e popullatës së Zvicrës dhe me këtë ka shkarkuar sigurimet shoqërore AHV dhe IV.