Valës së infektimeve të COVID-19 nuk mund t’i shpëtonte dot as Leo Messi. Së fundmi raportohet se edhe ylli argjentinas ka rezultuar pozitiv nga testet e kryera dhe do të karantinohet për 14 ditë.
Kanë qenë vetë faqet franceze që konfirmuan lajmin se te skuadra e Paris Saint Germain janë 4 lojtarë pozitivë, ku mes tyre radhitet dhe Leo Messi.
Argjentinasi, fitues i 7 topave të artë, do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Vannesit të kategorisë së katërt, ku parisienët nuk pritet të kenë gjithsesi asnjë vështirësi.