Dy futbollistët shqiptarë, Lorik Cana dhe Emir Lenjani janë rikthyer në stërvitje me skuadrën e Nantes për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme ndaj Saint Ettiene.
Lenjani pasi pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të Kupës kundër Blanc Mensil është paraqitur me maskë në stërvitje.
Ai në këtë ndeshje luajti 90 minuta, kurse Cana nuk luajti fare. Nantes renditet në vendin e 13-të me 24 pikë.