Ermir Lenjani po vazhdon me paraqitje të mira në Superligën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Lenjani ka shënuar një gol të bukur me kokë për Sionin, por skuadra e tij është mundur në shtëpi me rezultat 1:2 nga Lugano. Lenjani realizoi në minutën e 83-të.
Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Sionin që ka zbritur në vendin e katërt. Baseli është ndaluar me një barazim 0:0 nga St. Gallen, derisa Young Boys shënoi fitore prej 4:0 ndaj Zurichut në udhëtim.