Futbollisti shqiptar Ermir Lenjani edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës zvicerane, Sion, raporton albinfo.ch.
Lenjani është prezantuar në skuadrën zvicerane, ku mësohet se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, me skuadrën që drejtohet nga Paolo Tramezzani.
Lenjani në vitin 2015 kishte kaluar në Francë, megjithatë kishte kaluar një periudhë të errët.
Ai rikthehet në Superligën zvicerane, ku shpreson të lë gjurmë dhe në të njëjtën kohë të jetë pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare.