Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani mund të kthehet sërish në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e Sionit me trajnerin Paoli Tramezzani po kërkojnë Lenjanin, i cili gjithashtu është pjesë e Kombëtares kuqezi.
Sioni ka bërë disa përforcime në këtë afat kalimtar dhe pritet që sezonin e ardhshëm të jetë shumë më e fortë. Lenjani do të vinte me parametër zero në skuadrën zvicerane.
Sioni gjithashtu është edhe në Ligën e Evropës, kurse mesfushori shqiptar kaloi një periudhë të tmerrshme në Francë me skuadrat Rennes dhe Nantes.