Kosova është bërë joshëse për talentet e shumtë kosovarë që po rritën në shtetet e ndryshme të Evropës.
Në mesin e shumë talenteve, janë edhe Dilan Qela që luan te Xamaxi dhe Edmond Ramadani, futbollist i Aaraut, raporton “KTV”.
Të dy ishin pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës dhe për herë të parë janë bashkuar me Kosovën U21, duke e braktisur Kombëtaren zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qela është shprehur se i ka rrahur zemra për Kosovën dhe për këtë arsye vendosën të lënë Zvicrën për t’iu bashkuar ekipit të Kosovës U-21.
Edhe Ramadani është shprehur se nuk ka pasur asnjë dyshim, dhe ka vendosur të luajë për Kosovën, derisa kjo nuk u ka pëlqyer aspak zviceranëve, edhe pse ai nuk është penduar aspak për zgjedhjen e tij.