Skip to content

Lëndohet Kololli

Benjamin Kololli dhe Hekuran Kreyziu ishin protagonistë të takimit hapës në Superligën e Zvicrës që Zurich e zhvilloi në udhëtim ndaj Young Boys, përcjell albinfo.ch. Kololli, që së fundmi po luan në rolin e sulmuesit, shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e pestë, ndërsa në minutën 44-t u detyrua të linte fushën për shkak të […]

Benjamin Kololli dhe Hekuran Kreyziu ishin protagonistë të takimit hapës në Superligën e Zvicrës që Zurich e zhvilloi në udhëtim ndaj Young Boys, përcjell albinfo.ch.

Kololli, që së fundmi po luan në rolin e sulmuesit, shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e pestë, ndërsa në minutën 44-t u detyrua të linte fushën për shkak të një lëndimi.

Lajm i keq ky për Kosovën që në muajin tetor luan ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në anën tjetër, mesfushori qendror, Hekuran Kryeziu, pasi mori dy kartonë të verdhë u detyrua të linte fushën në minutën e 56-të, në kohën kur rezultati i ndeshjes ishte 1:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *