Lajme jo të mira për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes.
Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Zurichut kundër Sionit.
Ylli i Kosovës u detyrua të braktisë lojën në minutën e 42-të të ndeshjes.
Ky lëndim i Kolollit vjen disa ditë para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë.
Shpresojmë që anësori i “Dardanëve” të mos ketë diçka serioze dhe të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.