Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një postim në Facebook ka thënë se Ligji i Buxhetit për vitin 2019 i kësaj ministrie do të ketë bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne.
“Bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne, që lidhjet e brendshme dhe ato me korridore të mos jenë më shtigje mes ngrehinash e mbeturinash, por investime të qëndrueshme dhe moderne”, ka shkruar Lekaj.
Sipas tij, infrastruktura nuk do të jetë e bukur vetëm në video, mirëpo edhe në realizimin e saj, shkruan Albinfo.ch.