Telat e Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) duket se janë shumë të popullarizuara nga lejlekët, të cilët ndonjëherë i ndërtojnë foletë e tyre shumë afër kabllove përçuese, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kohët e fundit disa lejlekë po ndërtonin një fole në shtyllën e një kabllo transmetimi midis Rotkreuz dhe Hendschiken, sipas Hanspeter Dürig, puna e të cilit në SBB përfshin jo vetëm mirëmbajtjen e telit, por edhe sigurimin e sigurisë së lejlekëve.
“Meqenëse vezët ishin tashmë në fole, nuk ishte më e mundur të lëvizeshin”, tha Dürig.
Për t’i mbajtur të gjithë të sigurt në fole, degët më të gjata u prenë për të zvogëluar rrezikun dhe përçuesit elektrikë mbi dhe nën vendin e folezimit janë izoluar përkohësisht, tha SBB në një njoftim për shtyp. /Albinfo.ch