Qeveria zvicerane ka vendosur që statusi i mbrojtjes S për refugjatët ukrainas nuk do të hiqet të paktën deri në mars 2025.
Leja S u krijua në mars 2022, veçanërisht për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë. Vendimi për lejen është marrë pasi duket se nuk ka stabilizim të situatës.
Mbajtësit e lejes lejohen të punojnë në Zvicër dhe të qëndrojnë në vend derisa të jetë e sigurt për kthimin e tyre, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Rreth 66,000 njerëz në Zvicër kanë një status aktiv S.