Paolo Tramezzani është larguar nga Lugano dhe trajner është emëruar Pierluigi Tami. Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm, raporton albinfo.ch.
Mbrojtësi legjendar argjentinas, Walter Samuel është emëruar ndihmës-trajner në Lugano.
Ai së fundi ishte në stafin teknik të Interit, skuadër me të cilën fitoi ‘tripletën’, historike për futbollin italian.
Samuel ishte edhe përfaqësues i Argjentinës dhe shtyllë në mbrojtje. Ai luajti edhe për Romën e Real Madridin.
Walter Samuel përfundoi karrierën në vitin 2016 te skuadra e Baselit.