Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Pas homazheve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se presidenti Ibrahim Rugova ishte prijës nacional i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Drejtuesit e LDK-së kanë vazhduar vizitën te familja e Rugovës”.