Skuadra romake që si drejtor Sportiv ka Igli Taren është vënë prej kohësh në ndjekje të mbrojtësit të talentuar të Kombëtares shqiptare dhe do të tentojë blerjen e tij në muajt e verës.
Sipas medias italiane, Verona kërkon të paktën 15-20 milionë euro për mbrojtësin 19 vjeçar shqiptar, por raportet me Lazion janë shumë të mira, gjë që e tregon edhe operacioni Caceres, kështu që arritja e një marrëveshjeje për transferimin e Kumbullës në kryeqytetin italian është më se e mundur, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch
Nëse kjo lëvizje do të bëhet realitet, Kumbulla do të gjejë te Lazio një tjetër futbollist të kombëtares, Thomas Strakosha që është një titullar i padiskutueshëm te bardhekaltrit, pastaj anëtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berishën, ndërkohë që janë shtuar zërat edhe për interesimin për Vedat Muriqin.