Granit Xhaka vazhdon të merr komplimente prej bashkëlojtarëve të rinj te Arsenali, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi i Kombëtares gjermane, Per Mertesacker ka pohuar se mesfushori shqiptar është lider dhe do të jep kontribut të madh te skuadra angleze.
“Xhaka është një pasues i mirë, prandaj do ta vendos tempon në ndeshje”, ka thënë ndër të tjerash gjiganti gjerman.
“Ai është një lider dhe kjo është shumë e rëndësishme, sidomos në mesfushë. Ai është shumë i kompozuar në top dhe jep kontribut të madh. Ai do të jetë nënshkrimi perfekt i joni”, theksoi Mertesacker.
Granit Xhaka kaloi në radhët e Arsenalit nga Borussia Moenchengladbachu për 45 milionë euro.