Laura Fazliu po qëndron vetëm një fitore larg medaljes së parë në Kampionatin Botëror të xhudos.
Në repesazh të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti australianen Katharina Haecker. Ndaj saj realizoi Ippon të shpejtë me një superhedhje.
Tani Laurës i duhet edhe një fitore për medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
Medalja e bronztë do të ishte sukses madh për Laurën dhe për Kosovën në përgjithësi./Koha.net