Pas më shumë se një dekade mosmarrëveshjesh dhe polemikash, Kina dhe Nepali më në fund kanë rënë dakord se sa i lartë është Mount Everest. Maja më e lartë në botë, e cila ndodhet në kufirin e Nepalit me Tibetin në Himalajet, qëndron në 8848.86 metra, njoftuan zyrtarët nga të dy vendet më 8 dhjetor 2020.
Kjo është gati një metër më e lartë se lartësia e njohur më parë. Marrëveshja shënoi fundin e një debati të gjatë mbi dimensionet e sakta të malit, të njohur si Sagarmatha në Nepal dhe Qomolangma në Tibet. Gjatë viteve, të dy vendet – si dhe qeveritë e tjera në botë – kanë ofruar vlerësime të ndryshme për lartësinë e malit.
“Projekti ishte një çështje e krenarisë kombëtare për Nepalin dhe një ndërmarrje prestigjioze për qeverinë e Nepalit. Ndihem shumë krenar që ishim në gjendje ta përfundonim atë me sukses”, i tha CNN-it Susheel Dangol, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Departamentin e Studimit të Nepalit, përcjell albinfo.ch.
Nepali dhe Kina së bashku përpunuan të dhënat e anketuara dhe dolën me rezultatin.