Medalja e dytë është sigurar për Zvicrën, në Pekin 2022
Lara Gut-Behrami zyrtarisht është fituese e bronztë në sllallomin gjigant të femrave në Pekin 2022, shkruan albinfo.ch.
Lara Gut-Behrami ishte një nga shpresat e Zvicrës për një medalje në Kinë dhe kjo rezultoi e vërtetë.
Ajo ka 34 fitore në Kupën e Botës (vetëm 8 femra kanë më shumë), triumfoi si gruaja e fundit zvicerane në Kupën e Botës të përgjithshme (2016) dhe shkurtin e kaluar fitoi dy medalje të arta të Kampionatit Botëror, një prej tyre në sllallomin gjigant. Gut-Behrami tashmë ka fituar dy gara këtë dimër, Super-G në St. Moritz dhe zbritjen në Zauchensee. Ndërsa në garat në Pekin 2022 rrëmbeu medaljen e bronztë. /Albinfo.ch