Skitarja Lara Gut-Behrami fiton medaljen e artë olimpike në super sllallom të madh, shkruan albinfo.ch.
Gut-Behrami është bashkëshortja e futbollistit me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami.
Medalja e tretë e Zvicrës është siguruar këtë muaj nga Lara Gut-Behrami, fillimisht me medalje të bronztë në sllallomin gjigant të femrave në “Pekin 2022”.
Tani zyrtarisht është fituese e artë në sllallomin gjigant të femrave Beijing 2022 Winter Olympics, shkruan albinfo.ch.
Lara Gut-Behrami ishte një nga shpresat e Zvicrës për një medalje të artë në Kinë dhe kjo rezultoi e vërtetë. /Albinfo.ch
