“FAA ka njohuri për bateritë e rikuperuara të përdorura në disa nga laptopët MacBook Pro të Apple”, tha një zëdhënës i Agjencisë së Aviacionit të SHBA-së në një deklaratë, duke shtuar se FAA “paralajmëroi linjat ajrore për tërheqjen”.
Apple njoftoi në qershor se do të tërheqë një numër të kufizuar laptopësh 15-inç MacBook Pro, të shitura në mes të shtatorit 2015 dhe shkurt 2017, pasi bateritë e tyre janë të ndjeshme ndaj mbinxehjes.